Një person ka hapur zjarr në Tompkins Square të Nju Jorkut, duke lënë të vrarë një person dhe një të plagosur.
74-vjeçari ka mbetur i vrarë ndërsa një 44-vjeçar është transportuar në spital.
Mediat amerikane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në mëngjes dhe pasi hapi zjarrin personi i armatosur u larguar me vrap.
Burime policore thonë se të shtënat dyshohet se janë të lidhura me aktivitetin e trafikut të drogës.
Personi i ngjarjes u pa për herë të fundit i veshur me një xhaketë të zezë, maskë dhe doreza të bardha.
Justin Desantis 52 vjeç, i cili jeton përballë rrugës ku ndodhi ngjarja, tha se dëgjoi disa goditje që tingëllonin si fishekzjarrë, që vinin nga zona e parkut pranë tavolinave të shahut.