Operacioni për shuarjen e zjarreve në Malin e Gjerë ka përfunduar.
Sipas PMZSH Bashkia Gjirokastër, të katërta vatrat e zjarrit që po luftoheshin prej orëve të para të mengjesit aktualisht janë të fikura.
Ndërsa në dy prej këtyre vatrave vijojnë të digjen ende trungje të thata por digjen në sipërfaqe të përshkuara nga zjarri.
Ndërkohë shërbimet zjarrfikëse vazhdojnë ti mbajnë në monitorim.
Për shuarjen e zjarreve rreth 100 efektivë zjarrfikës, ushtrisë dhe vullnetarë ndërhynë me pompa shpine dhe mjete rrethanore.