Mbrëmjen e sotme një zjarr ka rënë në lagjen “Barrikadë” në Berat.
Zjarri u shkaktua nga rrjedhja e një bombole gazi.
Menjëherë flakët janë përhapur dhe është përfshirë njëra nga dhomat e banesës.
Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve ka bërë që flakët të mos përhapeshin në të gjithë banesën.
Raportohen vetëm dëme materiale.