Dalin detaje të reja nga dosja e inceneratorit të Tiranës. Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 9 urdhër-arreste, mes tyre për Denisa Tollkuçin, eksperte e kompanisë “Albtech”, Dashamir Ymerajn biznesmen, Renardo Nallbanin, një nga drejtuesit e biznesit të inceneratorëve, biznesmenin Ilir Dedja, gazetarin Endrit Habilaj dhe disa të huaj.
Kush është biznesmeni që u shpall në kërkim për inceneratorin?
Ndaj tyre janë ngritur akuzat ‘pastrim i parave’ dhe grup i strukturuar kriminal’ por deri tani nuk ka asnjë informacion nga SPAK apo policia nëse ka të arrestuar.
SPAK lëshon disa urdhër arreste për Inceneratorin e Tiranës, mes tyre një gazetar
Nga gjyqtarja Irena Gjoka, me kërkesë të prokurorit Dritan Prenci janë firmosur dhe disa masa kontrolli, por ende nuk ka informacion nga SPAK-u.
Operacioni i SPAK-ut/ Detaje të reja për arrestimet lidhur me inceneratorin e Tiranës
Inceneratori i Tiranës është sekuestruar nga SPAK në verën e vitit 2023, pasi rezultoi se kompania, e cila fitoi koncesionin për ndërtimin e inceneratorit me vlerë 128 milionë euro ka si pronarë biznesmenët Mirel Mërtiri e Klodian Zoto.