Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka reaguar pas operacionit të SPAK-ut i cili ka lëshuar disa urdhër-arreste ditën e sotme. Urdhër-arrestet janë dhënë nga prokurori Dritan Prençi ndërsa janë firmosur nga gjyqtarja Irena Gjoka.
Këlliçi shkruan se gjyqtarja me 3 mbiemra, duke e quajtur kamikaze, u ka dhënë 2 javë kohë për t’u arratisur dhe të zhdukin provat grupit të strukturuar kriminal të inceneratorit të Tiranës.
“Kamikazja me 3 mbiemra, pasi i dha dy javë kohë të arratisen e të zhdukin provat Grupit të Strukturuar Kriminal të inceneratorit, sot ka firmosur diskretitimin final të SPAK-ut! Deri më tani, nga Megaoperacioni i SPAK, asnjë i ndaluar!!!
Të gjithë me pushime, të gjithë duke vijuar pastrimin e parave brenda e jashtë vendit, ndërkohë pronari faktik i inceneratorit vijon promovimin e pyllit orbital!
Bravo kolegët, po thyejnë rekord botëror”, shkruan Këlliçi.
A u dekonspirua operacioni i SPAK-ut për inceneratorin e Tiranës?