-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Goditja e fundit e votës së lirë do vijë nga kriminelët e SKAP

Kryesoret

Kreu i PD-së, Sali Berisha në tubimin e sotëm u shpreh se goditja e votës së lirë do të vijë nga drejtuesit e SPAK duke i cilësuar ata si kriminelë.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju qëndrestareve dhe qëndrestarëve të pamposhtur, misionarëve të auzës së drejtë të lirisë, dinjitetit, shpresës së shqiptarëve.

Përulem përpara oratorëve të fjalës së lirë që shpërndajnë në të katër anët e vendit të vërtetat e hidhura të këtij regjimi që po zhbin shqiptarët nga Shqipëria.

Të dashur miq, gjithçka fakton se jemi përpara një politike që ka vetëm një qëllim, largimin dhe dëbimin e shqiptarëve nga Shqipëria për kushte të kalkuluara.

Vrasjen e shpresës së tyre se ky vend mund të bëhet.

Mohimin e drejtësisë atyre.

Amnistinë e krimit dhe të drogës të qeveritarëve.

Miqtë e mi, amnistia e krimeve të qeverisë është një nga aktet më makabër, më dëshpëruese për të gjithë shqiptarët në Shqipëri dhe kudo që janë.

Kjo amnisti arrin përmasat e një krimi monstruoz.

Për të gjithë ata të cilët besojnë tek vota e lirë, besojnë tek e drejta e shqiptarëve për të shprehur vullnetin e tyre, grabitja e votës, shndërrimi i saj në krim dhe shndërrimi i krimit në votë nga Edi Rama me patronazhistët e tij, me bandat e krimit, me listat e votimit, me sulmet ndaj opozitës, me shpërndarjen e zarfeve dhjetëra e qindra milionë eurove, përbën vrasjen e votës së lirë pa u futur në kuti. Pa u hedhur në kuti.

Por miqtë e mi, goditja e mëshirës, goditja e fundit, vullnetit, dinjitetit, votës së shqiptarëve, u jepet nga kriminelët e Skapit.

U jepet nga çakejtë që lehin gjithë ditën në mbrojtje të atyre që amnistojnë krimin elektoral.

U jepet nga lakejtë që kalojnë nga studio në studio të marrë peng nga Skrapi i partisë për aferat e tyre.

Dhe shkelmojnë e kalojnë mbi votat e vjedhura të shqiptarëve, mbi krimin elektoral, njëlloj sikur të kalojnë mbi kufomën e demokracisë.

Këta lakej të Edi Ramës, këta puthadorë të pafytyrë, këta besëprerë të demokracisë, pajtohen me amnistinë e krimit elektoral.

Pajtohen me mbylljen e dosjeve monstruoze të krimit elektoral sepse Edi Rama u hedh ndonjë kockë majtas apo djathtas.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit