Një incident ka ndodhur në plazhin e Gjirit të Lalzit në Durrës, ku drejtuesi i një mjeti lundrues ka shkelur perimetrin e sigurisë ujore, duke rrezikuar pushuesit në plazh.
Shërbimet e Policisë Kufitare Durrës, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, kanë ndërmarrë masa të menjëhershme për të garantuar sigurinë publike. Drejtuesi është ndëshkuar me një gjobë administrative prej 100,000 lekëve të rinj dhe mjeti i tij është bllokuar. Autoritetet kufitare apelojnë për respektimin e rregullave dhe sigurisë në zonën bregdetare për të mbrojtur pushuesit nga rreziqet e mundshme.