3 persona kanë rënë në prangat e policisë pasi gjatë kontrolleve u gjetën faqe që përdoreshin për vënien e basteve sportive.
Policia bënë me dije se ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 aparatët celular.
Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë L. V., 40 vjeç, A. R., 26 vjeç, dhe K. B., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.