Një i ri nga Durrësi është vendosur në hetim dhe është ndaluar në Tiranë pas vendosjes së një banderole provokative.
Uniformat blu njoftojnë se shkak u bë vendosja e një banderole në Himarë pa lejen e organeve kompetente e cila është bërë më qëllime provokuese.
“Komisariati i Policisë Himarë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin B. C., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka vendosur një banderolë pa lejen e organeve kompetente në shëtitoren e Himarës, për qëllime provokuese”, njofton policia.