Një lokal në Mitrovicë është sulmuar me një koktej molotovi, ku kishte qëndruar ministri Xhelal Sveçla me bashkëpunëtorët e tij. Ngjarja ndodhi në orët e para të së dielës, kur persona të panjohur kanë thyer xhamin e derës dhe kanë hedhur bombën zjarrvënëse.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, konfirmoi se rreth orës 03:30 është regjistruar një tentim zjarrvënie.
“Dëme të vogla materiale janë shkaktuar. Për momentin nuk kemi të dyshuar”, tha Elshani.