Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von er Leyen me anë të një postimi në X ka reaguar në lidhje me sulmin e ish presidentit Donald Trump në Pensilvani.
“Jam thellësisht e tronditur nga të shtënat që ndodhën gjatë mitingut të fushatës së ish-presidentit Trump”, shkruan Von der Leyen.
Ajo i uron shërim sa më të shpejtë Donald Trumpit dhe i shpreh ngushëllime familjes së viktimës së pafajshëm.
Më tej theksoi se dhuna politike nuk ka vend në një demokraci.