-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Temperaturat thyejnë rekorde këtë javë, ja sa pritet të shënojë termometri

Kryesoret

Për javën që presim përpara vendi ynë pritet të përjetojë “ferrin mbi tokë” me temperatura tepër të larta si në vlerat maksimale ashtu dhe ato minimale dhe të zgjatura në kohë (ditë).

Kjo situatë vjen si pasojë e ndikimit të theksuar të Anticiklonit Afrikan (dhe jo vetëm pasi gradualisht bashkohet edhe me Anticiklonin e Azoreve) shoqëruar me masa ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut (shkretëtira e Sahara-së).

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit por përgjatë relieveve kodrinore – malore në orët e mesditës dhe pasdites nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare. Në relievet malore në lindje kryesisht ditën e Enjte dhe atë të Premte vranësirat do të shoqërohen edhe me reshje shiu me intensitet të ulët. Në periudha afatshkurtra dhe në mënyrë lokale këto reshje do të jenë në formën e shtrëngatave apo rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Gjithashtu vlen për tu theksuar edhe fakti i temperaturave të larta në orët e mbrëmjes sic njihet ndryshe me termin “netët tropikale”. Me temperatura që nuk zbresin më poshtë se 26-27°C (kryesisht zonat urbane) dhe lagështirën e lartë në ajër netët pritet të jenë “mbytëse” njësojë si në vendet tropikale ku në mesditë temperaturat arrijnë 38-40°C ndërsa në mbrëmje nuk zbresin më poshtë së 28-30°C.

Për sa u tha më sipër për këto ditë të gjithë duhet të tregohemi të kujdesshëm për të shmangur sa më shumë kohëzgjatjen e qëndrimit në diell dhe kryesisht kategoritë e njerëzve të ndjeshëm ndaj këtyre temperaturave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit