Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha po vjen në Kosovë.
Ajo është në mesin e yjeve kryesore që do të performojnë në Sunny Hill Festival.
Bebe Rexha , këngëtarja dhe tekstshkruesja e njohur për hitet e saj dhe perfomancat plot gjallëri, pritet të elektrizojë atmosferën në Prishtinë.
“Jemi shumë të lumtur që këtë vit në mesin e shumë artistëve me nam kemi edhe këngëtaren Bebe Rexha. Talenti i saj i jashtëzakonshëm dhe energjia që Bebe Rexha sjellë në skenë, do e ngjallin edhe më shumë atmosferën e këtij edicionin”, shkruhet në komunikatën e lëshuar nga “Sunny Hill”.