-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dy finale të humbura, Southgate: Mori fund, jam i shkatërruar

Kryesoret

Një tjetër finale e humbur, një mallkim që vazhdon. Harry Kane edhe një herë iu afrua ngritjes së trofeut të parë të karrierës së tij, por kapiteni i Anglisë e pa ëndrrën të shuhej pas katër minutash shtesë.

“Një disfatë vërtet e vështirë për të pranuar, pasi pësuam gol në fund. Ishte një ndeshje e vështirë, por bëmë mirë duke barazuar… më pas u befasuam nga një krosim dhe gjithçka mori fund” tha ai.

Trajneri Gareth Southgate nuk dëshiron të flasë për të ardhmen në një moment të dhimbshëm si ky.

“E ardhmja? Nuk mendoj se është koha e duhur për të marrë një vendim si ky. Më duhet të flas me njerëzit e duhur. Nuk është tani momenti” tha ai.

“Unë mendoj se Spanja ishte skuadra më e mirë në turne. Ne nuk e mbajtëm topin mjaft mirë, por qëndruam në garë deri në dhjetë minutat e fundit.

Jam i shkatërruar për të gjithë, me të vërtetë. Lojtarët ishin absolutisht të jashtëzakonshëm, jam shumë krenar për atë që bënë”, përfundoi trajneri anglez.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit