Në orët e para të mëngjesit Fredi Beleri ka lënë burgun për të shkuar në Strasburg.
Ai do të bëjë betimin e tij si eurodeputet.
Beleri ka dalë nga porta kryesore e burgut të Fierit ku është pritur nga familjarë dhe makina e ambasadës.
Për median greke ka pohuar se “Jam i lumtur e ju falënderoj për mbështetjen qe me keni dhënë per kaq muaj, te tjerat do i them në Athinë”.
Drejtori i burgjeve dje miratoi kërkesën e Fredi Belerit që të shkojë e të bëjë betimin e tij si eurodeputet.
Gjithashtu leja e tij do të nisë sot me 15 korrik dhe do të përfundojë me 20 ku do të vijojë dënimin në burgun e Fierit.