Arrestohet efektivi i policisë së Lezhës, Klisman Nikolli 29-vjeç. Dy vite më parë ai u shpall në kërkim nga AMP, pasi dyshohej se gjatë ushtrimit të detyrës në Komisariatin e Lezhës, ka lejuar kultivimin e kanabisit në zonën e Njësisë Administrative Ungrej.
“Lufta kundër kultivimit të kanabisit, parandalimi dhe goditja e paligjshmërive në radhët e policisë së shtetit vazhdon në mënyrë sistematike, intensive, me një bashkëpunim të të gjithë institucioneve ligjzbatuese” mbyllet njoftimi i AMP-së.









