-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Bardhi pyet Dumanin: Rama të ka nisur mesazh privat, mbyllni shpejt dosjen ‘Xibraka’

Kryesoret

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani është pyetur sot në Kuvend nga Gazment Bardhi në lidhje me dosjen “Xibraka”. Dumani tha se nuk mund të japë detaje pasi çështja është në hetim, ndërsa në lidhje me informacion se Rama i ka dërguar mesazh kreut të SPAK përmes një funksionari të lartë që të mbyll sa më parë dosjen Xibraka, Altin Dumani u shpreh se marrëdhënia e tij me kryeministrin dhe çdo titullar institucioni është institucionale dhe procedurale.

Gazment Bardhi: Rezulton sipas informacioneve që ka grupi i PD se kryeministri Rama përmes një shtetasi, emrin nuk po e përmend, ju dhe unë e dini mirë për kë bëhet fjalë, një funksionar publik i ka përcjellë drejtuesit të SPAK një mesazh privat që çështja ‘Xibraka’ të mbyllet sa më shpejt të jetë e mundur. Unë dua ta di, përgjigjen që i keni përcjellë, dhe pas kësaj përgjigje a jepni ju garanci që kjo çështje do hetohet e pandikuar?

Altin Dumani: Nuk mund të jap asnjë koment se është në hetim. Lidhur me marrëdhënien e kryeministrit apo çdo titullari tjetër marrëdhëniet e mia janë vetëm institucionale dhe procedurale. Institucionale kur institucionet kanë nevojë të bashkëpunojmë dhe procedurile kur ndonjëri prej tyre thirret. Nuk marrë dhe përcjell mesazhe. Ushtroj detyrat e mia në përputhje me dispozitat ligjore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit