Drejtoria e Policisë së Malit të Zi ka vendosur të rrisë masat e sigurisë për ish-presidentin Milo Gjukanoviç, pasi ka marrë informacione për kërcënime të mundshme për jetën e tij.
Agjencia e Sigurisë Kombëtare po verifikon besueshmërinë e këtyre informacioneve, të cilat, sipas mediave malazeze, lidhen me një grup kriminal nga një shtet fqinj dhe një shërbim inteligjence nga një tjetër shtet fqinj.
Ish-presidenti, themelues i Partisë Demokratike të Socialistëve, ishte në pushtet për afro tre dekada, por u tërhoq nga politika pas humbjes në zgjedhjet e vitit 2023 ndaj Jakov Milatoviçit.