Partia Demokratike e Shqipërisë duke marrë shembull nga Kosova ka propozuar gjashtë masa që qeveria duhet të marrë për t’i bërë ballë temperaturave ekstreme. Masat nisin nga mbyllja e çerdheve e kopshteve dhe deri te shkurtimi apo puna nga shtëpia.
Gjashtë propozimet e PD për paketën e masave për përballimin e ditëve të nxehta (propozim për VKM):
- Shkurtim i përgjithshëm i orarit të punës (sektor publik dhe privat), maksimumi deri ne 13.00. Këtu të përjashtohen sektorë si shëndetësia, policia, ushtria, zjarrfikësit dhe çdo strukture me karakter emergjence.
- Të sëmurët kronikë dhe gratë shtatzëna të punojnë me orar të shkurtuar nga shtëpia;
- Për sektorët që punojnë në ambient të hapur, siç është ndërtimi psh…të konsiderohet orar i shkurtuar ose edhe pezullimi i plotë i punës gjatë ditëve të nxehta të kësaj jave (rasti i Kosovës).
- Mbyllja e plotë e çerdheve dhe kopshteve publike dhe private. Njëri prej prindërve të kujdeset për fëmijët kundrejt kompensimit të pagës (mban fëmijët në shtëpi).
- Për pensionistët që jetojnë vetëm apo për personat PAK: posta shqiptare të marrë masat me dërgimin e pensionit apo të pagesës së PAK në shtëpi (pa kosto shtesë financiare).
- Ngritja urgjente e grupeve ndër-institucionale në nivel bashkie, të përgjigjes së menjëhershme për personat PAK, pensionistet dhe kategori të tjera në nevojë për cdo nevojë që mund të kenë për të blerë ilaçe, pazar ushqimor, asistencë në banesë duke vendosur edhe një numër kontakti falas, etj).