-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksident i rëndë në Spanjë, autobusi me 60 pasagjerë përplaset në tunel

Kryesoret

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur ditën e sotme në autostradën C-32, pranë Barcelonës, ku një autobus që transportonte 60 pasagjerë ka pësuar një përplasje të rëndë.

Sipas mediave lokale, aksidenti ka ndodhur në hyrje të një tuneli gjatë udhëtimit të autobusit nga Santa Susanna në Palafolls. Autobusi ndërsa po përpiqej të kalonte hyrjen e tunelit, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin anësor, duke përfunduar në një pozicion vertikal.

Autobusi po transportonte 60 punëtorë të Inditex nga Barcelona në magazinat e kompanisë në Tordera.

Për të përballuar situatën e aksidentit janë angazhuar 24 ekipe zjarrfikëse dhe dy helikopterë. Shërbimet e emergjencës janë duke vazhduar evakuimin e pasagjerëve dhe deri në këtë moment nuk ka informacione për viktima fatale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit