Policia e Tiranës ka identifikuar autorin që një ditë më parë dhunoi 42-vjeçarin Rigels Kaso.
Në kërkim është shpallur 34-vjeçari nga Peshkopia, Bajram Gjeleshi i cili është konfliktuar me Kason për motive të dobëta.
42-vjeçari ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore dhe ka pësuar vdekje klinike.
Teksa hetimet janë ende në vijim, policia vijon punën për kapjen e 34-vjeçarit.