-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Grupi i inceneratorit u arratis/ Këlliçi: Kam 7 pyetje për Altin Dumanin

Kryesoret

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi me anë të një deklarate për mediat, ka drejtuar 7 pyetje për drejtuesin e SPAK, Altin Dumani.

Pas raportimit të bërë në parlament, Këlliçi ka pyetur Dumanin nëse e kanë regjistruar Erion Veliajn në regjistrin e veprave penale, apo jo.

Ndërkaq, ai ka bërë thirrje për protestë tek Bashkia e Tiranës, për ditën e enjte 18 korrik, ora 11:00.

DEKLARATA E ANËTARIT TË KRYESISË SË PD, BELIND KËLLIÇI:

1- A janë vlerësuar nga ju konstatimet dhe vlerësimet e Gjykatës së Posaçme të Apelit? (vlerësime të cilat ditët në vijim do ti bëjmë publike për të gjithë qytetarët)

2- A është identifikuar Titullari i Autoritetit Kontraktor?

3- Sa procedura tenderuese të përfituara nga subjekti 5D Konstruksion janë vlerësuar në shkelje të ligjit?

4- A janë pjesë e hetimit lejet e ndërtimit të përfituara nga ky subjekt me firmën e Kryebashkiakut Erion Veliaj?

5- A është regjistruar nga ju Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj në regjistrin e njoftimeve të veprave penale?

6- A janë evidentuar nga ju cilat janë 4 kompanitë e ndërtimit në pronësi të këtyre shtetasve (e dhënë e dalë nga akt-ekspertimi i telefonit të punonjëses Jona Bejko)?

7- A janë kryer veprimet hetimore të kërkuara në kallëzim për dokumentacionin pronësor të tokave mbi të cilat janë miratuar lejet e ndërtimit për subjektin 5D Konstruksion?

Inceneratori i Tiranës/ SPAK: 8 në kërkim, asnjë i arrestuar, u pastruan 20 mln Euro

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit