Mediat greke kanë shkruar në lidhje me vizitën e presidentit të Shqipërisë Bajram Begaj në Konispol.
Beagaj aty nderoi edhe viktimat çame nga gjenocidi grek.
Sipas asaj që shkruajnë mediat helene, “gjenocidi çam” ishte përkujtuar më parë vetëm nga përfaqësues partish, por se tashmë gjenocidin çam po e përkujton edhe kreu i shtetit shqiptar.
Mediat greke shkruajnë se Rama vazhdon që të provokojë Greqinë, duke përdorur çështjen çame.
Sipas mediave greke Edi Rama përdor çështjen e çamëve për t’iu përgjigjur zhvillimeve në çështjen Beleri dhe deklaratës eksplicite të Athinës se shkeljet e shtetit të së drejtës dhe të drejtave individuale si dhe ajo që ndodhi në bashkinë e Himarës ndikon në perspektivën evropiane të saj.