Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha sot se fakti që Altin Dumani dje në parlament e shpalli vjedhjen në inceneratorin e Tiranës si krim intelektual tregon se amnistoi Ramën dhe Veliajn.
“Dje në parlament e shpalli krim intelektual të vështirë për t’u zbardhur, kjo nuk është gjë tjetër veçse shpallja e amnistisë së tij për të hetuar vjedhjet e qindra milionë euro në ditë të Ramës dhe Veliajt në ditë, që duhet të ishin arrestuar dhe duhet të ishin duke vuajtur dënimet. Struktura e Posaçme nuk është gjë tjetër veçse instrumenti që mban në këmbë narko-shtetin dhe i garanton goditjen e kundërshtarëve duke shërbyer si vrasës me pagesë.
Të klasifikosh korrupsionin e Ramës dhe Veliajt me inceneratorin e Tiranës si krim intelektual është afërmendsh që ti përjashtosh nga hetimi dhe akuzat e rënda që provojë akuzat e rënda, së bashku me Engjëll Agaçin të mega aferës së inceneratorëve. Cfarë masteri shkencor mund të kesh në vjedhje, që Rama miraton 17 vendime për dy orë? Janë të zbardhura edhe qëndrimet e disa prej ministrave që e kanë kundërshtuar si të paligjshme këtë aferë.
Cfarë masteri shkencor duhet të kesh në vjedhje dhe cfarë vështirësie ka për hetimet që fakti që Erion Veliaj ka rrëmbyer kompetencat e këshillit bashkiak për t’i hapur rrugën inceneratorit? Edi Rma i jep bonus për inceneratorët një kompanie që nuk ekziston dhe pronarë rezultojnë njerëz që nuk janë më në këtë botë apo janë çobenj. Është e qartë që Dumdumani dhe SPAK-u as nuk kanë vullnet dhe as vështirësi në hetime, pasi ua kemi dhënë të zezë në të bardhë, por ata janë partnerë të Ramës dhe Veliajt.
SPAK nuk ka hetuar edhe shumë krime të tjera të rënda. Dosjen 184 dhe të tjera, apo që amnistoi mbi 930 milionë euro të denoncuara nga KLSH si të vjedhura në 9 muaj. Nuk është rastësi se nga 72 mandate arresti të lëshuara nga SPAK janë vetëm 7 janë ekzekutuar, të tjerët grisen, fshihen apo njoftohen të largohen. Ndërkohë që lideri i PD-së mbahet në burg pa asnjë akuzë. SPAK as guxon ti përmendë emrin Ramës për inceneratorët apo dosjen McGonigal, jo më të nisë hetimet. Për aferën Coldea, cështjen Beketi.
Si mund të quhet intelektuale që ai tjetri që u vendos në listën e PS-së i 17-ti kishet futur tek kompania që jepte lekët e shtetit, babanë me 10 mijë euro rrogë, ka ndonjë gjë intelektuale këtu? Këta nuk kanë bërë asnjë hetim vetëm kanë përjashtuar nga përgjegjësia penale dhjetëra persona. Por Dumani nuk mund të vepronte sepse nuk i lejonte Dumdumani me deep state, se duheshin blerë zgjedhjet? Si mund të arrestohej Alqi para zgjedhjeve, kur prova ishte flagrante, kur prova ishte aty? Si mund të vihej Alqi para Majkos dhe Xhafës në listë? Sepse kishte kontributin e inceneratorëve. Arben Ahmetaj ka kundërshtuar disa herë inceenratorin e Tiranës dhe ai doli garant se do i gjejë fondet” tha ai.