Ministria e Mbrojtjes me anë të një postimi ka informuar se katër vatra zjarri janë aktive në vendin tonë dhe që forcat operacionale janë në vendngjarje.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes problematike mbetet situata e zjarrit në Balgjaj në fshatin Kurdari.
Forcat operacionale nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile po vijojnë të mbajnë nën kontroll situatën, për të shmangur rrezikun pranë një stani me bagëti e dhjetëra koshere bletësh.
Ndërsa në fshatin Madhesh, në Ulëz Mat përveç forcave operacionale ka shkuar në ndihmë edhe helikopteri Cougar.
Ndërkohë po vijon puna për shuarjen e falakëve në Buza Dede mbi fshatin Gurë-Lurë, ku flakët janë pranë liqeneve të Lurës.
Gjithashtu era e fortë ka vështirësuar aksionin për shuarjen e zjarrit edhe në vatrën e regjistruar një ditë më parë në midis malit të Xhyrës dhe njësisë admnistrative Qukës në bashkinë e Prrenjasit.