Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në X ka reaguar në lidhje me rizgjedhjen e Roberta Metsola si presidente e PE.
Rama shprehet se rizgjedhja e Metsolës është një lajm i mirë për rajonin dhe Shqipërinë.
“E dashur Roberta, rizgjedhja juaj është gjithashtu një lajm shumë i mirë për rajonin tonë dhe #Shqipëria pret të vazhdojë të punojë ngushtë me ju për të forcuar marrëdhëniet me BE-në, për të mbështetur dhe mbrojtur vlerat e përbashkëta evropiane, si dhe sigurinë, prosperitetin dhe solidariteti i një Unioni të cilit i përkasim dhe punojmë çdo ditë për të qenë pjesë”, shkruan Rama.