Një aksident ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën e Gjirit të Lalzit, ku një automjet ka pësuar dëmtime të mëdha pas një përplasjeje me një tjetër mjet. Pamjet tregojnë se automjeti është thuajse i shkatërruar.
Nuk dihet ende nëse ka pasur të plagosur si pasojë e këtij incidenti, si dhe shkaqet që e shkaktuan atë.
Ndërkohë, rreth orës 07:30, në aksin Rubjek-Manëz, një tjetër drejtues, L. Ll, humbi kontrollin mbi automjetin dhe u përplas me barrierat e rrugës. Ai ka pësuar lëndime dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidenteve.