-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Rama: Ka një sulm të organizuar ndaj turizmit në Shqipëri

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se një sulm i organizuar po kërcënon turizmin shqiptar, duke theksuar se sistemet e sigurisë kombëtare janë aktivizuar për të identifikuar profile false që po përhapin dezinformatat.

Gjatë një takimi me kryebashkiakët, Rama shprehu shqetësimin për tendencat e rritjes së flukseve turistike dhe manipulimet që po bëhen për të minuar imazhin e vendit.

Ai tha: “Ka një sulm të organizuar për të dëmtuar turizmin shqiptar, me lajme dhe video të rreme që sugjerojnë se nuk ka turistë. Shumë profile false që përdoren për këtë sulm. Kjo është njëra ana e medaljes që vlen për diçka tjetër, vlen për të kuptuar që ajo që vjet ishte një çelje e lules së turizmit shqiptar në sytë e botës erdhi me sfida të reja.”

Rama gjithashtu theksoi se, sipas Komisionit Europian të Udhëtimeve, Shqipëria ka shënuar një rritje prej 86% të fluksit turistik, duke e vendosur në vendin e parë në rajon. Ai përmendi se nga janari në qershor, janë regjistruar 1.7 milion hyrje nga qytetarët e Kosovës, një rritje prej 25% krahasuar me vitin e kaluar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit