-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndryshimet klimatike, Banka Botërore: Kërcënim për Ballkanin

Kryesoret

Gjatë 10 viteve dhe në vijim Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia duhet të investojnë të paktën 37 miliard dollarë.

Ata duhet të investojnë 37 miliard dollarë për një mbrojtje eficente të popujve dhe pasurive të tyre nga ndikimet dëmtuese dhe në përshkallëzim të ndryshimeve klimatike.

Këto janë gjetjet e raportit rajonal të Bankës Botërore për Klimën dhe Zhvillimin në Vendet e Ballkanit Perëndimor publikuar këtë të mërkurë.

Bazuar në një analizë të tre rreziqeve si përmbytjet nga lumenjtë, thatësirat në të mbjella dhe temperaturat e larta pritet të shkaktojnë humbje për Shqipërinë sa 15.7% e Prodhimit te Brendshëm Bruto deri në 2050.

Banka Botërore vlerëson se dëmet nga ndryshimet klimatike për Shqipërinë janë më të mëdhatë në Rajon, pasi mesatarja e vendeve të tjera në Ballkanin Perëndimor janë sa 1/3 e vendit tonë.

Pas Shqipërisë renditen Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Ndikimi i thatësirës i modeluar nëpërmjet ndikimit të saj në prodhimin e misrit dhe grurit, do të jetë më i vogël, duke qenë se këto kultura përbëjnë një pjesë të vogël të prodhimit bujqësor në shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ndërkohë zjarret janë një tjetër kërcënim gjithnjë e më i madh pasi vetëm në vitin 2021 janë regjistruar 1.500 të tilla me rritje prej 21% krahasuar me dhjetëvjeçarin e fundit.

Gjithashtu valët e të nxehtit po rrisin ndotjen e ajrit, duke shkaktuar mijëra vdekje të parakohshme në Ballkanin Perëndimor çdo vit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit