Altin Nika-President i Urdhrit të Psikologut
Efekti domino i Bunës
Në qytetin tonë lumi Buna është pjesë domethënëse e tij. Bunës i janë besuar shëtitjet e pasditës e bashkë me to clirimi i ngarkesën psikologjike të ditës apo jetës, në ecjet në këmbë apo bicikletën tipike Shkodrane.
Për të disatën herë Bunës, njerëzit po i kalojnë në rrjedhën e tij stresin, merzinë, dëshpërimin e bashkë më të dhe gjënë më të cmuar, JETEN!
Nga eksperienca me klienta mund të them se jeta, sidomos sot, nuk ka qënë më stresuese, ankthioze dhe dëshpëruese për shumë arsye….
Prandaj, një ftesë dhe reflektim për gjithë ne, të shmangim në maksimum “reklamimin” e të dhënave specifike të këtyre ngjarjeve, (vendi, mënyra, sa femijë etj), pasi sjellë ne formë të pavetëdijshme kopjimin nga raste të ngjashme tek përsona të tjerë që e kanë apo po e mendojnë një veprim të tillë.
Tipikisht rastet kopjojnë njeri-tjetrin. Në psikologji quhet efekti “copycat”.
Vetëm kështu mund të ndihmojmë që zingjiri të këputet.
Qëndroni me njerzit tuaj, flisni me ta, kërkoni ndihmë.
Nuk është turp!
Jeta është e para!