Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani me anë platformës X ka njoftuar se do të marrë pjesë në Samitin e Bashkësisë Politike Evropiane që do mbahet me 18 korrik në Mbretërinë e Bashkuar.
Osmani shprehjet se në samitin e katërt do të takohet me udhëheqësit nga kontinenti për të diskutuar për “zgjidhjet për çështjet kryesore që ndikojnë në sigurinë dhe prosperitetin e të gjithë qytetarëve tanë”.
“Ne po ashtu do të riafirmojmë angazhimin tonë për të forcuar aleancat e Kosovës dhe për ta afruar edhe më shumë shtetin tonë me institucionet euroatlantike”, shkruan Osmani.