Një zjarr ka rënë në stacionin elektrik në lagjen 18 në Korçë.
Dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në një transformator.
Menjëherë ka mbërritur zjarrfikësja e cila ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Zjarrfikësja dhe ekipet e OSHEE ndodhen në vendngjarje.
Ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.