Janusz Bugajski, ekspert i njohur në Fondacionin Jamestown, ka deklaruar se Agjencia e Sigurisë Kombëtare në Mal të Zi është e mbushur me agjentë rusë dhe serbë.
Në një intervistë për Pobjeda, Bugajski thotë se kjo prani e huaj është një kërcënim për lidhjet e Malit të Zi me NATO-n dhe po ndihmon në forcimin e ndikimit serb në rajon. Ai gjithashtu komenton vendimin e Gjykatës së Lartë në Podgoricë për rastin “Grusht shteti”, duke e konsideruar si një tentativë për të mbuluar përpjekjet e Moskës dhe Beogradit për të destabilizuar qeverinë malazeze.