Ditën e sotme para Kuvendit është mbledhur në protestë diaspora shqiptare.
Ata kërkojnë të ushtrojnë të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.
Shumë emigrantë mbajnë në duar pankarta me mesazhin “Dua të votoj në 2025”.
Gjithashtu disa pankarta të tjera janë me mbishkrimin “nuk ka zgjedhje pa diasporën” dhe “Dy parti mbajnë peng votën e 2.2 milionë shqiptarëve”.