Gjermania do të ulë ndihmën ushtarake për Ukrainën nga 8 miliardë euro në 4 miliardë euro në vitin 2025, sipas draftit të buxhetit të ri. Christian Lindner, Ministri i Financave, ka konfirmuar se ndihma për Ukrainën është e garantuar për të ardhmen përmes një skeme ndërkombëtare të G7.
Për vitin 2024, buxheti i Gjermanisë për Ukrainën është rreth 7.5 miliardë euro, ndërsa në vitin 2025 pritet një rritje e buxhetit të mbrojtjes për 1.3 miliardë euro në një total prej 53 miliardë eurosh, për të përmbushur angazhimet e NATO-s.