Në 61-vjeçar u arrestua në Memaliaj pasi kanosi me sëpatë bashkëshorten e tij.
61-vjeçari me iniciale H.B., banues në fshatin Zhapokikë ka kanosur me sëpatë bashkëshorten e tij.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua sëpata.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.