-sidi education-spot_img
-2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tavo jep dorëheqjen si prefekt i Vlorës: Tani dua bashkinë Himarë

Kryesoret

Pas vendosjes si kandidat i PS për zgjedhjet e Himarës, Vangjel Tavo ka dhënë dorëheqjen si prefekt i qarkut të Vlorës. Në një letër drejtuar ministrit të Brendshëm Taulant Balla, teksa i ka dërguar dorëheqjen, Tavo shpreh mirënjohjen dhe privilegjin që ka mbajtur këtë post në këto muaj.

“Sinqerisht, ka qenë privilegj i madh dhe përgjegjësi që përmes kësaj detyre, pata mundësinë të jem përfaqësuesi juaj në qarkun e Vlorës, kësaj zone të mrekullueshme të vendit tonë, përherë në vëmendjen e qeverisë dhe të kryeministrit.

Përmes kësaj eksperience, kam njohur bashkëpunëtorë të denjë që kanë punuar me përkushtim, ndershmëri e profesionalizëm të cilët gjej rastin t’i falenderoj“, shkruan mes të tjerash Tavo.

Vangjel Tavo u emërua prefekt i Vlorës në 13 mars të këtij viti duke zëvendësuar Flamur Mamaj, post që e mbajti për pak muaj. Ai do të përballet me kandidatin opozitar Petro Gjikuria në zgjedhjet e 4 gushtit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit