UEFA ka përzgjedhur ndeshjen Shqipëri – Kroaci si një nga 10 ndeshjet më të bukura të Euro 2024. Në këtë takim të grupit B, që përfundoi me rezultatin 2-2, u shfaqën emocionet më të mëdha të kampionatit.
Në minutën e 11-të, Qazim Laçi kaloi Shqipërinë në avantazh, ndërsa Kroacia barazoi me Kramariç në minutën e 74-t. Gjasula shënoi një autogol, ndërsa në minutën e 5-të të kohës shtesë ishte po djaloshi kuqezi ai i cili realizoi golin e barazimit.
Për të votuar ndeshjen tuaj të preferuar nga 10 ndeshjet më të bukura të Euro 2024, klikoni në këtë link.