Ministri i brendshëm Taulant Balla me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me arrestimin e pesë punonjësve të policisë në Elbasan.
Balla shprehet se përpjekja për vetëpastrim brenda strukturës së policisë është në vijim.
“Përpjekja për vetëpastrimin e Policisë nga ata që e turpërojnë uniformën, mbetet një nga prioritetet e mia si Ministër i Brendshëm. Fal punës së mirë hetimore të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore dhe Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, janë vënë para drejtësisë pesë punonjës të Policisë së Shtetit, të dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe ”Fallsifikim kompjuterik”, shkruan Balla.