Fredi Beleri ndodhet në Strasburg për të kryer betimin e tij si eurodeputet në Parlamentin Evropian.
Beleri është shprehur për mediat greke se do të çojë deri në fund dënimin e tij me dy vite burg në Shqipëri për blerje votash.
“Do ta çoj deri në fund, besoj se është bërë një padrejtësi e madhe dhe kemi përpara një maratonë gjyqësore deri në nxjerrjen e vendimit përfundimtar nga Gjykata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut në Strasburg”, është shprehur Beleri.
Gjithashtu ai ka thënë që me mundësinë e tij në Parlamentin Europian mund të evidentojë të gjitha problemet me të cilat përballet minoriteti grek dhe ai qytetar shqiptarë.