Mbetjet e trupit të 42-vjeçares Francesca Deidda janë gjetur në një çantë të braktisur pranë një ure romake në Sardenja, dy muaj pas zhdukjes së saj. Hetuesit dyshojnë se bashkëshorti i saj, Igor Sollai, është autori i vrasjes dhe fshehjes së trupit.
Vëllai i viktimës kishte raportuar zhdukjen më 30 maj dhe një test ADN konfirmoi se gjaku në një gur në vendngjarje i përkiste Francesca Deidda.
Igor Sollai, 43 vjeç, është arrestuar dhe akuzohet për vrasje dhe fshehje të kufomës. Gjatë hetimeve, ai ka përdorur telefonin e viktimës për të bindur të afërmit se ajo ishte ende gjallë, duke thënë se Francesca ishte larguar vullnetarisht.
Hetimet vazhdojnë për të zbardhur detajet e krimit.