-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mesazhi i fundit i shqiptarit të vrarë nga policia serbe: ‘Më mirë i vdekur se të më lidhin duart’

Kryesoret

Faton Hajrizi i cili dyshohet për vrasjen e policit serb dhe plagosjen e kolegut të tij në Loznicë të Serbisë, është vrarë sot nga policia serbe pas rreth 40 orë kërkimesh, siç deklarojnë autoritetet e Beogradit.

Ndërkohë është zbuluar edhe mesazhi i fundit i Hajrizit para se të ekzekutohej.

Hajrizaj shprehej se nuk do të dorëzohej para forcave serbe, veçse i vdekur.

“Nuk e lejoj unë me mi lidh duart, absolutisht hiç nuk mundeni me mi lidh duart, mu veç deri në morg, prej arrestimit në morg bahet morgi edhe më çon në Klinë të Ulët, te vorrezat te familja jeme edhe më varrosin me nderime edhe krejt Klina e Drenica të marrin pjesë në varrimin tim. Nuk përtoj me vdek, unë jam në këtë gjendje sot… ata njerëz më kanë keqtrajtuar, kam nejt si qen me këmbë e dur lidh”, ishte shprehur Fatoni në TikTok.

Zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministër i Punëve të Brendshme Ivica Daçiç ka lajmëruar se është vrarë personi që në orët e para të së enjtes i cili vrau një polic në Serbi.

Ndërsa identiteti i personit të vrarë nuk është përmendur në komunikatën e lëshuar nga autoritetet serbe pasditen e 19 korrikut.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit