-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A do t’ia dorëzojë Serbia trupin e Faton Hajrizit familjes, flasin juristë e ekspertë të sigurisë

Kryesoret

Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, tha të premten se është vrarë Faton Hajrizi, i dyshuari për vrasjen e një polici në Serbi në orët e para të së enjtes. Tani shtrohet pyetja se si do të veprojë shteti serb me kufomën e viktimës.

Avokati Arbër Jashari ka thënë se nuk ka ndonjë pengesë që trupi i Faton Hajrizit t’i kthehet familjes për procedura të varrimit.

“Kjo çështje është e rregulluar edhe me ligje të Serbisë por edhe me norma ndërkombëtare për kthimin e trupit të tij në Kosovë. Procedurat e kthimit të trupit mund të bëhen edhe në mënyrë private nëse nuk bëhet me ceremoni shtetërore”, deklaroi Jashari.

Jashari thotë edhe faktori ndërkombëtarë mund të reagojë për të kthyer trupin e Hajrizit në Kosovë.

“Kjo është e drejtë humanitare dhe njerëzore që familja të ketë trupin e të ndjerit që t’i bëhet varrimi sipas traditave të vendit. Kështu që unë nuk shohë ndonjë pengesë në këtë drejtim”.

Eksperti i sigurisë, Hysen Gecaj tha se situata aktuale është e palakmueshme edhe për faktin se Kosova e Serbia s’e njohin njëra tjetrën dhe se ekstradimi i kufomës së Hajrizit do të ketë edhe implikime të tjera.

“Kjo gjendje është e palakmueshme edhe për vaktin se Serbia e Kosova s’e njohin njëra-tjetrën dhe ekstradimi i kufomës së Faton Hajrizit do të ketë edhe komplikime të tjera, ku më gjasë do të duhet të përdorën edhe palë të treta që të arrihet një kompromis për kthimin e kufomës së Fatonit në vendlindje”, tha ai për Klan Kosovën.

Autoritetet në Serbi njoftuan të premten se është vrarë i dyshuari për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri një ditë më parë në në Loznicë, në perëndim të Serbisë afër kufirit me Bosnjën e Hercegovinën.

Ministri i Brendshëm serb Ivica Daçiq, tha se “pjesëtarët e policisë vranë të dyshuarin në afërsi të Loznicës”, pasi ai nuk pranoi të dorëzohej dhe qëlloi mbi forcat e rendit të cilat që nga dje ishin vënë në kërkim të tij.

Autoritetet serbe nuk dhanë më shumë hollësi ndërsa familjarët thanë se i vrari është Faton Hajrizi.

Më herët gjatë ditës, ministria e Brendshme e Serbisë publikoi një fotografi të Faton Hajrizit, i cili që nga fillimi i këtij muaji ishte në kërkim të autoriteteve të Kosovës pasi që ishte arratisur nga një burg në vend.

Autoritetet në Kosovë kanë bërë thirrje që rastit të mos i jepen ngjyrime politike ndërsa ministria e Jashtme e Kosovës kërkoi nga autoritetet serbe “që të konfirmojnë identitetin e personit të vrarë” /rtvdukagjini

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit