Morena Taraku, këngëtarja shqiptare e cila dikur ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me fotot provokuese. Por mesa duket ajo është tërhequr dhe nuk shihet aktive si më parë në rrjetet sociale. Këngëtarja e cila prej vitesh jeton në Turqi, ku ka zgjedhur të vazhdojë aty karrierën e saj, njihet për jetën e saj luksoze që nuk ngurron aspak ta tregojë. Së fundmi ajo ka ndarë në Instastory disa fotografi, ku shihen trëndafila të bardhë dhe të kuq që janë punuar në mënyrë të veçantë.
Ajo përpiqet që jetën e saj private ta mbajë larg syrit të mediave, ku nuk dihet nëse është në një romancë apo jo. Por këto trëndafila dhe mënyra se si janë punuar me kaq shumë dashuri, tregon se Morena nuk qënka më vetëm, por ka dikë në jetën e saj. Në një foto ku shihen trëndafilat e bardhë ajo shkruan: Çfarë mendoni për këtë? Një art i vërtetë për të shprehur dashurinë.
Ndërsa në foton ku shihen trëndafilat e kuq në formën e zemrës, ajo shkruan: Të dua. Nuk dihet nëse Taraku ka nisur një lidhje të re dashurie, meqë prej kohësh ka qenë e tërhequr, megjithëse pritet të shihet në vazhdim.