-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Nuk do t’i sjellim si shërbëtorë’, Rama drejtuar sipërmarrësve: Të rinjtë vijnë për punë jo…

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një takim me partnerët ndërkombëtarë me drejtuesit e shkollave profesionale.

Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se baza për të hedhur hapa drejt një turimi të mirë është dualizmi i arsimit profesional.

“Përtej paragjykimeve dhe keqinformimit që pengon njerëz që nga vendi ynë kanë shkuar në Greqi që punojnë në sektorin e turizmit atje, e po të kthehen e të angazhohen këtu, në fund të muajit do kenë një bilanc të ardhurash më pozitiv. Kjo sepse do të jenë pranë shtëpisë së tyre, do të kenë shpenzime modeste transporti e taksa më të ulëta.
Solla si shembull turizmin por vlen për të gjithë fushat.

Arsimi profesional ka bërë hapa të rëndësishme para, por sot është në nevojën për të hedhur një hap shumë të madh para, dualizimi i arsimit profesional duke spostuar në fushën ku zhvillohet ekonomia, në mjedisin sipërmarrës, ditët e shkollës.

Nuk bëhet fjalë të sjellim pranë sipërmarrës vajza e djem në moshë shumë të re që t’i trajtojnë si shërbëtorë në mjediset e punës, por për t’i sjellë nxënës që të bëjnë shkollën në këto ambiente dhe të trajtohen me maksimumin e kujdesit e duke ndaluar rreptësisht abuzimin me ta”, u shpreh ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit