-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet i riu shqiptar në Londër, vrau me thikë një 19-vjeçar

Kryesoret

Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar dhe akuzuar për vrasjen e një adoleshenti në veri të Londrës.

K.P., 23 vjeç, akuzohet për vrasjen e Ahmed Habib, 19 vjeç, i cili u gjet i vrarë me thikë pranë Finsbury Park më 17 korrik.

Policia mbërriti në kryqëzimin e Stroud Green Road dhe Tollington Park në orën 02:50 të mëngjesit, ku viktima kishte pësuar plagë nga thika. Pavarësisht përpjekjeve nga Shërbimi i Ambulancës në Londër dhe mjekët e Ambulancës Ajrore për të shpëtuar Ahmedin, ai u shpall i vdekur në vendngjarje.

Për shkakun e kësaj ngjarjeje të rëndë ende nuk ka informacione të plota. 23-vjeçari shqiptar është mbajtur në paraburgim dhe do të paraqitet në Gjykatën e Old Bailey më 22 korrik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit