Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi miratoi sot sasinë e fletëve të votimit që do të prodhohen për çdo qendër votimi për zgjedhjet për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 gusht 2024.
Nga përpunimi i të dhënave të listës përfundimtare të zgjedhësve marrë nga Gjendja Civile në zgjedhjet e datës 4 gusht, rezulton se në Bashkinë Himarë numri i zgjedhësve është 23.074, ndërsa numri i qendrave të votimit është 36 QV.
Sasia e fletëve të votimit që duhet të prodhohet për zgjedhjet për kryetar të bashkisë Himarë, duke shtuar 2% (përqind) mbi numrin e zgjedhësve, është 23.535 fletë votimi.