Opozita duket se është dorëzuar përballë socialistëve. Një tjetër betejë e humbur. Himara shkoi në duart e PS-së. Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka u shpreh se këto zgjedhje treguan edhe njëherë se përse sipas tij duhet qeveri teknike.
“E mbajti të rrethuar për një vit Himarën.
E mbajti nën terror për një vit Himarën.
Hordhitë e pushtetit i lëshoi mbi të duke bërë shantazh çdo të punësuari e çdo biznesi, duke kërcënuar çdonjërin dhe blerë 500 Euro votën.
Vetë në krye të ministrave shpërndau tapi e sekserët qeveritarë premtonin leje e zhvillim pronash.
Nxori analistë e banalistë që të nxisnin urrejtje.
Hoqi 6157 himariotë nga listat e votuesve duke ju mohuar të drejtën e votës.
Shtoi 310 rilindas në listat e votimit.
Masakër mbi zgjedhjet vetëm të mos e lëshojë Himarën në duart e qytetarëve.
Nuk i duhej Himara. I duheshin se s’bën tokat e saj dhe bregu i saj.
Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje.
Që të bëhen zgjedhje në këtë vend, është emergjencë qeveria teknike”, thotë numri dy i PD.