-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“U mbush me urrejtje dhe trimëri”! Halimi: Fatonin e përdorën dhe e këshilluan keq

Kryesoret

Institucionet e Kosovës duhet të kërkojnë hetim ndërkombëtar dhe zbardhjen e rastit të Faton Hajrizit”. Kështu deklaroi Jeton Halimi, drejtor Ekzekutiv i Institutit për Studime Europiane dhe Globale gjatë një bisede me Skype për “5Pyetjet.al” lidhur me ekzekutimin e Hajrizit nga autoritetet serbe ditën e djeshme.

I pyetur nëse mendon se Hajrizin, e kanë përdorur persona të tjerë për të nxitur një konflikt të ri mes dy vendeve, Halimi u shpreh “Po. Ai çfarë ka lypur për të shkuar në Serbi? Ai ka kaluar tranzit. Sipas mediave thuhet se ka pasur njerëz të tjerë që e kanë shoqëruar, si ajo blogerja e famshme me taksistin dhe variante të tjera.

Unë nuk mendoj se ka shkuar në Gjermani, por se i kanë ardhur letrat nga Gjermania. Janë autoritetet që do të zbardhin rastin. Por është herët para se të bëhet një ekspertizë për të gjithë dinamikën. Jemi këtu ku jemi, por duhet të ecim përpara”.

Të gjithë problemin, Halimi e shikon te institucionet që sipas tij kanë dështuar për ta risocializuar Hajrizin. “Unë mendoj se ky person recidivist ka pasur një lloj pretendimi dhe është mbushur me trimëri dhe personat që ka pasur afër nuk e kanë këshilluar si duhet. Mendoj se ka pasur dikë mbrapa që e ka përdorur për kryerjen e punëve të tjera të personave të tretë dhe kjo i ka shkaktuar të gjitha këto vuajtjet.

Ai ka qenë dënuar për vrasjen e një ushtari rus, ka qenë i mitur. Është mbushur me një lloj hasmërie kundër okupatorit serb. Është mbushur me trimëri. Njerëzit e kanë keqmësuar dhe keqinterpretuar se edhe tani pas përfundimit të luftës prapë duhet t’i mbysim serbët dhe këto i kanë kushtuar me jetë. Ai ka bërë gabimin fatal që ka shkuar në Serbi dhe ka bërë veprën penale atje. Duhet të kthehej në burg dhe të socializohej dhe jo të shfaqej në rrjetet sociale”.

Zoti Halimi dënoi gjuhën e përdorur nga ministri i Brendshëm Svelça që e quajti kriminel, Besnik Bislimi apo edhe deklaratën e ministres së Drejtësisë, Haxhiu që u shpreh sot se Beogradi ka organizuar nxjerrje të të dënuarve nga burgjet në Kosovë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit