-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dyfishohen çmimet e energjisë elektrike në dy javët e fundit

Kryesoret

Çmimet e energjisë elektrike në Europë janë dyfishuar gjatë dy javëve të fundit, si pasojë e nxehtësisë së jashtëzakonshme që ka pushtuar kontinentin. Në bursën hungareze, çmimi i energjisë ka arritur gati 1 mijë euro për megavat, ndërsa rritje të ngjashme janë regjistruar edhe në bursat e tjera të Europës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Kroacinë, Serbinë dhe Rumaninë.

Në Shqipëri, çmimet e energjisë në tregun vendas kanë shënuar një rritje të dukshme. Në fillim të korrikut, energjia u tregtua me mesatarisht 97 euro për megavat në ALPEX, por ditët e fundit çmimi mesatar ka arritur në gati 190 euro. Për të menaxhuar kërkesën rekord dhe kushtet e thatësirës, korporata publike e prodhimit të energjisë, KESH, ka filluar importe masive të energjisë.

Gjatë javëve të fundit, rezervat energjetike në Kaskadën e Drinit janë rritur në 1078 gigawat, por ende janë 17% më të ulëta krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Me konsumin rekord të energjisë, pritet që KESH të vazhdojë të blejë sasi të mëdha të energjisë nga jashtë, duke parashikuar që çmimet të mbeten të larta në muajt në vijim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit